I kontaktuar nga Syri.net, Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka ka reaguar për SMS-të e publikuara nga Syri.net.
Nard Koka nuk ka mohuar mesazhet, por i ka pohuar redaksisë sonë se për momentin ndodhet jashtë vendit dhe do të flasë sapo të kthehet.
“Jam larg dhe kthehem pas tre ditësh. Do të flas gjerë e gjatë për këtë person”, pohoi për Syri.net Leonard Koka.
Vëllai i ministrit të Mjedisit u përplas ashpër me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për funksionimin e konsullatës shqiptare në Milano.
Pas kritikave të Leonard Kokës për indiferencën e Ministrisë sonë të Jashtme për problemet e Konsullatës, Ditmir Bushati iu përgjigj duke e kërcënuar.
Diskutime rreth kësaj post