Pas lajmit të bujshëm të largimit të Arbana Osmanit nga “Top Channel” në mes të sezonit për shkak të sherrit me Ben Blushin, u mësua se moderatorja i zgjidhi pakënaqësitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në televizion.
Përpos pakënaqësive te Arbanes, u fol se Renato Mekolli ishte një ndër arsyet e debatit të Arbanës me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin.
Në gjysmën e sezonit të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, studion e Arbanës do ta shfrytëzojë shefi i njohur Renato Mekolli, për emisionin e ri të gatimit me fëmijë që do të nisë në prill.
Pas këtyre lajmeve, Renato Mekolli ka reaguar në Instastory duke publikuar lajmin e përhapur ngado dhe e ka përgënjeshtruar gjithçka është thënë shkruan xing.al.
“Vetëm në portalet tona lexohen këto lajme. Lajm i rremë. Takohemi së shpejti në Top Channel ne.”- shkruan Renato në postim.
Diskutime rreth kësaj post