Komisioni i Moralit i Federatës Iraniane të Futbollit ka vendosur të pezullojë për tre muaj nga çdo aktivitet sportiv portierin Mohsen Forouzan, i cili ka qenë kapiteni i Esteglalit dhe që është grumbulluar disa herë me kombëtaren.
Forouzan është ndëshkuar për shkak të “imoralitetit” të gruas, Nasim Nahali. Modelja është shfaqur në internet “pa respektuar kodin dhe moralitetin islamik”, sepse nuk ka mbajtur hixhabin, velloja karakteristike islamike që mbulon kokën e grave.
Sipas drejtuesve të komisionit, kjo fotografi dëmton imazhin e Futbollit dhe Federatës iraniane. Portieri ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin. Ai ka mbështetje të gjerë publike dhe mediatike.
Diskutime rreth kësaj post