Futbolli shqiptar sot ka një emër më pak, pasi është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare ish-sulmuesi i njohur Namik Hysi, ish-futbollist i ekipit të Elbasanit (në atë kohë ekipi i Elbasanit quhej Labinoti).
Legjenda e futbollit shqiptar ka luajtur në periudhën 1970-1982, ku ka qenë protagonist në rolin e sulmuesit në ekipin Shpresa dhe atë Kombëtar.
Ndarja nga jeta e ish-sulmuesit Namik Hysi ka qenë një humbje e madhe për të gjithë ata qe e njihnin nga afër, por mbi të gjitha për miqtë dhe familjarët.
Ai ka dhënë një kontribut të veçantë dhe të çmuar në futbollin elbasanas, por jo vetëm, duke u kthyer në një ikone të futbollit të këtij qyteti.
Diskutime rreth kësaj post