Futbolli grek është përfshirë sërish nga dhuna dhe trazirat e shkaktuara nga ana e tifozave. Në sfidën mes Olimpiakosit dhe PAOKUT, e cila vitet e fundit ka shënuar një problematikë të mëdhe sa u përket tifozave, edhe këtë herë është bërë e njëjta gjë.
Ndeshja ishte në normalitet deri në në momentin e golit të fitores së Olimpaikosit që u shënua në minutat shtesë të ndeshjes me autor Milivojevic.
Në këtë moment tifozat shpërthyen në festë duke ndezur fllakadanë dhe duke hedhur sende tymse në fushën e blertë.
Kjo bëri që trajneri i PAOKUT, të tërhiqte skuadrën nga fusha, ndërsa gjyqtarët bënë të njëjtën gjë.
Në mediat greke ende nuk kanë një vendim nëse sfida u ndërpre apo u mbyll përfundimisht, por që pritet të zbardhet në ditët në vijim.
Skena dhune janë shënuar dhe në Brazil në sfidën mes Corinthians dhe Flamengos. Gjithçka ndodhi në stadiumin “Maracana” ku forcat e rendit tentuan të mbronin sektorin e tifozëve vendas.
https://www.youtube.com/watch?v=3puwUL35hE8
Diskutime rreth kësaj post