Në një kohë që na ndan një muaj nga 25 prilli, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë zgjedhur që të “luajnë” ndryshe. Mazhoranca ka mbajtur në diskurset e saj nota negative, ndërsa opozita ka qëndruar disi më e tërhequr.
Albana Vokshi kandidate e Partisë Demokratike për Tiranën, u shpreh se fushata e partisë ku ajo bën pjesë është e orientuar tek qytetari. Vokshi theksoi se PD nuk merret me thashetheme, por është paraqitur me një plan konkret.
“Fushata e PD është e orientuar tek qytetari. Lulzim Basha ka plan konkret, ne nuk merremi me thashetheme. Nuk janë premtime janë angazhime konkrete. Kemi mekanizmin, fondet, plan konkret dhe për herë të parë një parti politike sjell programin që do të bëjë ndryshimin”, tha ajo.
Zonja Vokshi theksoi se nga pala tjetër ka pasur vetëm sharje, ndërsa nuk mund të flitet për një program konkret.
Diskutime rreth kësaj post