Prokurorja e Pergjithshme, Arta Marku ka firmosur ndryshime të tjera në radhët e prokurorive në rrethe.
Këto ndryshime në prokurorinë e Elbasanit, Fierit dhe Kukësit vijnë në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës.
Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,
Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, z.Ardjan Nezha.
Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, z.Fatmir Lushi.
Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, zj.Alketa Nushi.
Diskutime rreth kësaj post