Duket sikur Franca ka ndryshuar tanimë qëndrim përsa i përket hapjes së negociatave mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, dhe Bashkimit Europian.
Ka qenë Ambasadori francez në Shkup, Kristijan Timonie, që ka dhënë sinjale për ndryshimin e qëndrimit nga Parisi zyrtar.
“Nga ana jonë ekziston çështja e reformës së funksionimit të BE-së, sepse nuk do të ketë kuptim që të ju pranojmë në union që nuk ka rend. Nga ky këndvështrim do të them se proceset mund të udhëhiqen paralelisht, sepse rruga që është para jush nuk është e shkurtër, por gjithsesi është edhe rrugë e reformave tona të brendshme në union, e cila poashtu nuk është e shkurtër. Me gjasë do të bashkohen dhe mendoj se do të na duhet të punojmë në këtë drejtim. Kjo është qasje pozitive dhe mendoj se jemi më të sinqertët që i themi çështjet ashtu siç janë. Mendoj se në këtë moment atë që u cilësua si gabim historik, ne po e bëjmë mundësi historike”, tha Kristijan Timonie.
Diskutime rreth kësaj post