Nëse në samitin e kaluar të BE, Shqipëria u bë pengesë për vendimin negativ për nisjen e konferencës ndërqeveritare të saj dhe Maqedonisë së Veriut me BE, këtë herë ishte vendi fqinj që mori përgjigje negative nga ana e Bullgarisë.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se kishte shpresuar që qeveria teknike nuk do ta pengonte.
“Por u dëshmua që nuk është kështu. Do të jetë shumë e rëndësishme sa do të formohen institucionet në zgjedhje, që të vijojmë me angazhimin tonë”, tha ai.
Osmani është i mendimit që Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë konstruktive e këtij procesi.
“Nuk kemi lejuar që interesat apo qëndrimet e ndryshme të na fusin në një diskurs negativ me Bullgarinë, pasi e dimë që një ditë do të arrijmë dakordësi. Nuk shoh arsye që ne të futemi në një konflikt të ngrirë si me Greqinë, ose të futemi në një retorike që ta kemi të vështirë të rikthehemi në dialog. Jam i bindur që nuk ka alternativë nga ky proces. Është në interes të Bullgarisë që te fqinjët e vet të ketë stabilitet”, shtoi ai në një intervistë ekskluzive për A2 CNN.
Diskutime rreth kësaj post