Komisioni Hetimor ka miratuar pak çaste më parë raportin final për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe do t’ia dërgojë atë Kuvendit të Shqipërisë, për ta futur në seancë plenare.
Kryetari Alket Hyseni kërkon nga deputetët që Ilir Meta të shkarkohet nga detyra.
Sipas raportit voluminoz prej më shumë se 50 faqe, të cilin e lexoi Hyseni, Presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.
Kur raporti të miratohet nga Konferenca e Kryetarëve, raporti për Metën do të kalohet në rend dite dhe nëse shumica e deputetëve votojnë PRO, Presidenti i Republikës shkarkohet nga detyra. Verdiktin përfundimtar më pas e jep dhe Gjykata Kushtetuese.
Diskutime rreth kësaj post