Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë pas denoncimit të gazetarit Blendi Mane se e ka kërcënuar familja e Ardian Fullanit.
Kara përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Fullani e ka futur në thes gjithë politikën shqiptare dhe dëmi që i ka shkaktuar Bankës së Shqipërisë mund të jetë qindra miliona euro.
Jo vetëm kaq, por Kara shkruan se Fullani fsheh të vërteta të mëdha dhe të hidhura për politikën oligarkike.
Postimi i plotë
“Kjo është fytyra e vërtetë e politikës oligarkike.
Avazi i talljes vazhdon dhe do të vazhdojë përsa kohë ky popull gëlltit cdo lloj corbe që i servir politika oligarkike.
Jo rastësisht Fullhajni mori pafajësine, jo rastësisht u largua nga detyra ai drejtues i policisë që autorizoi arrestimin e tij, jo rastësisht ai u shpërblye me miliona të padëgjuara më parë për zullumet e tij nga gjykata dhe sigurisht jo rastësisht vajza e tij përzgjidhet për të na përfaqesuar në Bruksel.
Fullhajni sigurisht që e ka futur në thesin e tij të gjithë politiken oligarkike.
Demi qe i është shkaktuar Bankës së Shqipërisë mund të jetë qindra milionë euro, ndërsa aksidentalisht u zbuluan dhe u pranuan vetëm shtatë milionë euro.
Fullhajni fsheh të vërteta të mëdha dhe të hidhura për politikën oligarkike.”, shkruan juristi Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post