Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar ndaj akuzave të deputetit demokrat, Edi Paloka.
Deputeti i PD akuzoi Edi Ramën për një udhëtim në muajin prill në Monte Carlo, ku sipas tij kryeministri ka qenë i shoqëruar nga deputetët e tij më besnik në një prej hoteleve më luksoze.
Në reagimin e tij Fuga shprehet se udhëtimi ka qenë për marrëveshje mes Shqipërisë dhe Princit Albert në fushën e turizmit.
“Ja si funksionon makineria e baltës: nga http://thyri.net tek thpifje.pd😂 Në Montecarlo kemi shkuar për të takuar përfaqësuesit e Lartësisë së Tij, Princit Albert, për investime në turizëm! Për thaktëthi ka qene dhe ministri Klosi. Të tjerat në gjykatë😎 #ShpifesKronik”,– shkruan Fuga.
Deklarata e Edi Palokës:
“Dikush me pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin sic ben me te tjeret kur i cenohet interesi i tij.
Arsyeja kryesore eshte se Gjushi, Tahiri, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri e ca te tjere, jane personazhet qe kane kryer dhe kryejne punet e pista per Ramen. Ata jane jo vetem nderlidhesit kryesore te Rames me krimin po dhe me milionat e parave. E per me teper, per shkak te kesaj lidhjeje, ata mbajne te gjithe skelete te Rames ne sirtaret e tyre.
Po mbase ju a shpjegon shqiptareve ky qe ja nxjerr koken Rama sa here eshte ne siklet, Fuga.
Pak kohe me pare ky komsomolasi “modern”, qe administron tregun e mediave per shefin e tij, deklaronte se “te thuash qe Rames i pelqejne parate dhe luksi eshte çmenduri”…?
Cfare benin ne prill 2018, Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga ne aktivitetin vjetor te Yacht Club ne Hotel Fairmont ne Monte Carlo?
Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo?
Mos nxitoni te bertisni “shpifje” se ka edhe me…”.
Diskutime rreth kësaj post