Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Fier me helmimin e 60 nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica”.
Reagimi i plotë
“Ore nuk mund të rri pa e thënë një fjalë.
Po shkurt fare amà se nuk kam kohë.
Me rastin e helmimit të gjimnazistëve në Fier, ministria e Arsimit as ka për detyrë siç thotë të gjejë shkaktarin as t’i kërkohet t’a gjejë atë.
Se këtu po bëhet çorbë derri çdo gjë.
Shkaktarin e gjen polici i lagjes, Ministria e Arsimit duhet të gjejë se përse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve a këtyre ngjarjeve skandaloze që duhet të bënin xhiron e planetit!
O Zot nuk po merret më vesh asgjë!
Mos kanë nisur simptomat e gripit me dhimbje koke dhe trullosje!” shkruan Fuga.
Diskutime rreth kësaj post