Temperatura të ulëta që nuk janë parë në Tiranë prej vitesh, ndërsa ngrica në të gjithë vendin priten në këtë fundjavë dhe gjithë javën që vjen.
Sipas të dhënave meteorologjike temperaturat më të ulëta priten të jenë të premten ku në Tiranë do të shkojnë deri në -11 gradë celsius, ndërsa të dielën ka parashikim për reshje dëbore në kryeqytet dhe pothuajse në të gjithë vendin.
Megjithëse, gjithë dhjetëditëshi do të shënohet nga temperatura shumë të ulëta ato do të jenë më të theksuara të premten, të shtunën dhe të dielën.
Pavarësisht se ato sillen nga -3 deri në -11 ndjeshmëria e të ftohtit është edhe më e madhe në zonat e ulëta dhe bregdetare për shkak të lagështirës së ajrit.
Kështu pritet që i ftohti të ndjehet të paktën 4 gradë më shumë se sa shënon termometri. Pra nëse është -11, ndjeshmëria është si të jetë -15. Ndërkaq ditët e para të kësaj jave priten të jenë me shira.
Diskutime rreth kësaj post