Deputeti Lefter Maliqi ka komentuar ftesën publike që kryeminsitri Rama i drejtoi sot opozitës jo paralamentare për të realizuar Reformën Zgjedhore.
Sipas Maliqit kjo është një lojë kungulleshkash, pasi Reforma Zgjedhore nuk realizohet me ftesa publike.
“Sigurisht këto janë lojëra kungulleshkash midis Ramës dhe Bashës, sepse Reforma Zgjedhore nuk është kaq e lehtë që të realizohet me ftesa publike. Me këtë sistem politik kemi një krizë shumë të madhe të përfaqësimit, pasi janë deputet liste, me lista të mbyllura. Shpresoj që të ketë një marrëveshje midis palëve. Në mënyrë që vota e popullit të jetë e drejtë. Frika më e madhe është vetting në politikë, sepse del lakuriq edhe Rama edhe ministrat e tij. Është për të vënë duart në kokë për shqiptarët, kanë një babëzi shumë të madhe me vjedhjen e lekëve të shqiptarëve” tha Maliqi në Fax News.
Diskutime rreth kësaj post