Këngëtarja, e cila performoi në finalen e Kampionatin Botëror në Russia 2018 përkrah Will Smith dhe Nicky Jam, ka sqaruar për herë të parë arysen se pse vendosi ta fshijë foton nga profili i saj.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më Lër të Flas”, këngëtarja tha se i është kërkuar nga organizatorët e Fifa-s që ta fshinte foton, pasi ishte cilësuar si lëvizje politike.
“Njerëzit nuk duan ta dinë sesi ka qenë. 2 bilionë njerëz e kishim audiencën. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, ajo që mi ka ndezur ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë tek unë shumë. Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva dhe ishte moment i bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoi pak ndjenjat, të them të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskirminuar qava, thash pse s’mund të jem krenare. Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prap”, tha Era.
Gjatë një bashkëbisedimi me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, këngëtarja u shpreh asokohe se e ndjeu si obligim ndaj shqiptarëve për mbështetjen e dhënë, duke u atribuar atyre suksesin e saj.
“Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, shkroi këngëtarja në profilin e saj zyrtar, në Instagram.
Diskutime rreth kësaj post