Zyra e Marëdhënieve me Publikun dhe Mediat në FSHF ka bere me dije sot programin e plotë të ekipit perfaqesues shqiptar.
Sipas FSHF-se, skuadra përfaqësuese e futbollit do të lërë rezidencën e saj në ”Tropikal” të enjten, në orën 14.30 dhe do t’i drejtohet Aeroportit të Rinasit.
Në orën 15.30 është planifikuar fluturimi për në Palermo
Në orën 18.45 – Konferenca për shtyp e trajnerit De Biazi përpara mediave shqiptare dhe italiane
Në orën 19.30 – Stërvitja e skuadrës kombëtare të futbollit në stadiumin “Renzo Barbera”
E premte, datë 24/03 – (Dita e ndeshjes)
Ora 10.30 – Takim me Komunitetin Arbëresh në Bashkinë e Horës, Palermo me prezencën e Presidentit Duka, Sekretarit Shulku, futbollistëve Lorik Cana e Etrit Berisha dhe një delegacioni
Ora 15.30 – Ndeshja miqësore mes dy fun-clubeve në Palermo, mes tifozëve shqiptarë dhe atyre italianë
Ora 20.45 – Ndeshja eleminatore zyrtare Itali-Shqiperi per eliminatoret e Boterorit 2018. Pas ndeshjes konferenca e zakonshme per shtyp
E shtunë, datë 25/03
Ora 12.00 – Mbërritja në Tiranë e skuadrës kombëtare dhe akomodimi sërish në “Tropikal”
Ore 14.00 – Konferencë për shtyp në ambjentet e “Tropikal”
Ora 17.30 – Stërvitja e skuadrës kombëtare
E dielë, datë 26/03
Ora 12.00 – Konferenca për shtyp e lojtarëve të planifikuar
Ora 17.30 – Stërvitja e skuadrës
E hënë, datë 27/03
Ora 11.00 – Stërvitja e skuadrës përfaqësuese
Ora 16.30 – Konferenca për shtyp (vetëm traineri e kapiteni)
Ora 17.00 – Stërvitja e skuadrës
E martë, datë 28/03
Ora 18.00 – Ndeshja miqësore Shqiperi-Bosnje
Pas ndeshjes konferenca e zakonshme per shtyp
Diskutime rreth kësaj post