Vettingu në Policinë e Shtetit ka dhënë frytet e para ku sot kanë dalë statistikat e para.
Shifrat e para vijnë nga drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ku mësohet se 2256 punonjës kanë dorëzuar formularët personalë.
Deri më tani mësohet se 44 efektivë kanë paraqitur kërkesë për dorëheqje, duke u përjashtuar kështu nga procesi i vettingut.
Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj tha se në rang vendi më shumë se 95 % e punonjësve të policisë i kanë dorëzuar formularët.
Ai shtoi se ata që nuk e kanë plotësuar, do të përjashtohen nga policia.
Diskutime rreth kësaj post