Deputetja e PDIU-së, njëherësh dhe kryetare e grupit parlamentar të kësaj partie, Mesila Doda ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në lidhje me ‘fshesën’ që kanë ndërmarrë grekët ndaj emigrantëve shqiptarë, duke i vendosur kryqe ne pasaporta apo dhe duke i kthyer një pjesë të tyre në kufi.
Doda shprehet se askush nuk duhet të ketë frikë, nëse shtetit grek i thuhet e vërteta.
Po citojmë të plotë postimin e deputetes së PDIU në rrjetin social:
Mos u trembni, veç mos u trembni. Asgje nuk ndodh nese shtetit grek i thuhet e verteta dhe vetem e verteta. Mos nisni kujen se çdo ju bejne greket…silluni si njerez te vertete… nuk po sulmojme kerrkend.
Gjatë gjithe historise tone kemi degjuar se si greket e quajne te tyren Shqiperine deri ne Shkumbin e serbet e duan medoemos qe te dalin ne Durres.
Ne nuk kemi sulmuar askend, nuk ja kemi marre asnje pellembe toke askujt nga fqinjet, por kemi ulur koken kur na kane sulmuar e kemi leshur toka e njerez ne 5 shtete… tash duhet te mesojme te sillemi me dinjitet.
Asgje nuk ndodh kur vendos vijat e bashkpunimit por tregon dhe vijat e kuqe mbi te cilat nuk do shkelesh. Mos kini frike. Duhet veç kembengulje, maturi dhe vetbesim.
Diskutime rreth kësaj post