Prokuroria e Përgjithshme ka nisur menjëherë hetimet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili rezulton se ka fshehur një dënim në shtetin italian, duke mos e deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Hetimet kanë nisur kryesisht, një ditë pas seancës dëgjimore, e cila tronditi opinionin publik me gjetjet e KPKsë ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Lartë.
Një burim zyrtar i tha “Panoramës” se Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit ka nisur hetimet menjëherë për veprën penale të “falsifikimit të formularëve” për gjyqtarin Thanza. Ende nuk është regjistruar procedim penal, por sapo të mbërrijnë shkresat, dosja do të kalohet në Prokurorinë e Tiranës.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, ka fshehur një dënim në Itali në vitin 1999, që e ka dënuar me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë për vjedhje në bashkëpunim. Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij, për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga një sëmundje e rëndë. Ai u zotua se nuk e ka kryer veprën penale, për të cilën ka marrë dënimin.
Megjithatë, mosdeklarimi i saj në formularët e dekriminalizimit përbën vepër penale sipas ligjit në fuqi. Karriera e gjyqtarit Thanza ka pësuar një goditje të fortë par dy ditësh, pasi edhe DSIK-u e nxori të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Sipas DSIK-ut, Thanza ka pasur kontakte me persona të botës së krimit. Gjithashtu, gjyqtari Thanza kishte probleme edhe me pasurinë e tij.
Ai ka deklaruar se një apartament në Shkodër e ka blerë me burime financiare nga shitja e dy apartamenteve të tjera. Mirëpo, datat janë shumë konfuze. Gjyqtari Thanza ka deklaruar se apartamentin e tretë e ka blerë në prill të vitit 2000, ndërsa dy apartamentet e para i ka shitur në shtator të vitit 2000.
Dënimi
Dënimi në Itali është zbuluar nga përfaqësuesit e ONM-së, pasi gjyqtari Thanza nuk e kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit. Ai kështu bëhet gjyqtari i parë që fsheh një dënim.
“Z. Thanza ka mohuar të jetë ndaluar, hetuar apo të jetë marrë ndonjë masë shtrënguese ndaj tij. Këto përgjigje ai i ka dhënë edhe në formularin e vëtëdeklarimit, ku mohohet të ketë qenë ndonjëherë i arrestuar, ndaluar, i dënuar me vendimi të formës së prerë qoftë brenda vendit dhe qoftë jashtë vendit. Nga dokumentet e siguruara nga KPK-ja me ndihmën e ONM-së, rezulton se, zoti Thanza, lindur në Shkodër, ka qenë i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Pizës në Itali, me vendim të shpallur më 21 qershor të vitit 1999. Ai është dënuar me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta italiane gjobë për veprën penale vjedhje në bashkëpunim”, tha relatori Lulëzim Hamitaj në seancën dëgjimore në
Diskutime rreth kësaj post