Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka treguar në emisionin “Opinion” destinacionin që sipas saj duhet vizituar në Shqipëri. Ministrja tregoi Labovën e Kryqit dhe legjendën që e shoqëron atë.
“Labova e Kryqit. Labova e Kryqit është emër i fshatit. I përket Bashkisë së Libohovës dhe Bashkia e Libohovës përfshin brenda dhe Zagorinë dhe Labovën që është Labova e Poshtme dhe Labova e Sipërme, të dyja janë në Labovën e Kryqit. Labova e Kryqit ka shumë trashëgimi kulturore. Këto janë rrugët e brendshme të fshatit. Ai është një përrua shumë interesant, është një përrua në të cilin është burimi dhe ka një emër të atij që ia ka dhuruar fshatit që është Vasil Kati, babai i Kozara Katit. Kisha quhet, “Kisha e fjetjes së Shën Mërisë”. Labova njihet për këtë kishë që është quajtur në një farë mënyre edhe kulla e Pizës shqiptare. Kupola e saj është e pjerrët dhe qëndron ashtu. Ka edhe një legjendë shumë të bukur kjo kishë. Kjo është një krenari shumë e madhe e Labohovës dhe labohitëve për dy arsye: E para për këtë arkitekturë të veçantë. E dyta ka një histori, dhe prandaj e ka emrin Labova e Kryqit, që edhe nëse nuk është 100% e vërtetë dhe unë nuk kam si ta di është e vërtetë sepse nuk është e vërtetuar me dokumente, por emrin e kryqit e ka marrë nga fakti se Kostandin Laboviti që njihej si një ndër shpatarët më të famshëm të Justinianit pasi e ndihmoi Justinianin në luftërat dhe betejat e tij të suksesshme, ai i kërkoi çfarë do nga unë si dhuratë. Ai i tha që dua të më ndërtosh një kishë në fshatin tim. Dhe gjurmët e para janë të para 5500 viteve… Gjurmët e para datojnë në të njëjtën periudhë”, tha ministrja.
Ministrja tha se në Labovë pushuesit mund të gjejnë një peizazh fantastik. Në këtë fshat tashmë ka rreth 300 banorë dhe Kumbaro shtoi se ata janë shumë mikëpritës.
Blendi Fevziu: Çfarë mund të bëjë njeriu në Labovë?
Mirela Kumbaro: Kjo është simbolike sepse i ka dhënë emrin. Është e rrethuar nga një peizazh fantastik shumë i gjelbëruar dhe pastaj nga lagjet e fshatit që vijnë në formë rrethi.
Blendi Fevziu: Sa banorë ka fshati tani?
Mirela Kumbaro: Banorët që janë sot janë diku tek 300 dhe më pak banorë.
Blendi Fevziu: Janë mikpritës?
Mirela Kumbaro: Janë jashtëzakonisht mikpritës. Së fundmi aty është ndërtuar një bujtinë.
Diskutime rreth kësaj post