Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj në një intervistë televizive foli për zhvillimin e seancës plenare ditën e sotme e cila sërish shoqërua me kaos nga deputetët e opozitës. Xhafaj u shpreh se dora e mazhorancës mbetet e shtrirë për bashkëpunim me opozitën.
Xhafaj: Fatkeqësisht jemi në të njëjtën situatë.
Dora e PS dhe e kësaj mazhorance vazhdon të jetë e shtrirë për të diskutuar ato që janë kërkesat kryesore të opozitës.
Prapë ksihte një përpjekje nga deputetët e opozitës për të ngjitur parrullla dhe përësëri garda u detyrua të ndërhyjë.
Detyra jonë kryesore është që të bëjmë ligje.
Marrja peng e sallës së parlamenteve mund të ndodhte një herë por nuk mund të vijojë tani më prej gati 6 vitesh për cfarëdo lloj teme që diskutohet.
Diskutime rreth kësaj post