“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth 500 mijë dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”- kështu thuhej në burimin e qeverisë amerikane, një deklaratë kjo ktheu sytë nga Lulzim Basha.
Për analistin Frrok Çupi e vërteta është ndryshe. Ka qenë lidhja e vjetër e ish kryeministrit Sali Berishës me Moskën ajo që ka sjellë PD-në në këtë gjendje, e cila sipas gazetarit, u formua nga komunistë.
Çupi zbuloi se në PD, nga lidhjet e Berishës u injektua një sjellje ruse, ku të gjitha zhvillimet dhe intensiteti i ngjarjeve në to, përkon me një vend si Rusia.
‘Është e njohur prej shumë viteve që një gjë ndodh në këtë vend. Kemi prekur me duart tona me lëkurën tonë efektet ç’kanë kanë shkaktuar këto. Rusia është tipike që e ka në faturën e vetë, në mënyrën e vetë sesi funksionon, financon parti politike, media, shtyn kaosin, e çon situatën deri në gusht shteti.(…) Rusia prej vitesh, unë mendoj që Partia Demokratike ka pasur lidhje me Rusinë që në 91-shin. Efekti më i madh që mori kjo situatë ishte se ne nuk u ndamë kurrë nga komunizmi. PD mori një trajtë që s’kishte lidhje me demokracinë dhe kjo ishte një lëvizje dubël Serbi. Në PD u instalua e njëjta metodë, vrasja, helmimet siç i ka Rusia.’– tha Çupi.
Çupi u ndal edhe në emra konkret për ta theksuar këtë përqasje pro rusë në PD, e cila sipas analistit e kishte zanafillën qysh prej vitit 1991.
‘Rastet janë këto, Pjetër Arbnori lideri i madh i PD-së, i cili për shkak të një helmimi shkoi në botën tjetër. Ali Spahia po ashtu, ish ministri i mbrojtjes i cili u urdhërua të sulmonte me ushtrinë e shqipërisë zonat e jugut, Zafer Xhulali të njëjtin fat pësoi.
Të gjithë komunistët më të egër në 92 u mblodhën në PD dhe në pjesën tjetër mbeti një realitet i caktuar dhe sot e kësaj dite kemi efektet e kësaj metode, PD tashmë nuk arrin të ngrihet më. Stili rus nuk mund të gjenerojë më pozitivet.’- pohoi Çupi.
Se cili drejtues i PD-së, duhej të kryqëzohej Çupi tha pa hezitim emrin e Berishës, ndërsa Bashën e cilësoi si një viktimë që i përngjan gjithë kalvarit plot faje të Koçi Xoxes.
‘Asgjë deri në 9 shator në 2021 nuk ka ndodhur asgjë pa lejen e Berishës dhe Basha është një njeri që ka firmosur, tashmë viktimë por sigurisht është element i përdorur prej Berishës. Njeriu që ka lidhje me Moskën dhe ka pasur është padyshim është Berisha. Është e turpshme të thuash gënjeshtra. Siç e bënë me Koçi Xoxen të gjitha ai i hante.’– tha Çupi ndër të tjera për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post