Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se LSI po shkon drejt shpërbërjes, pasi nuk ishte ndërtuar për rrugë të gjatë.
“LSI po shkon në fatin e vet, nuk ishte ndërtuar për rrugë të gjatë, për shkak të filozofisë që kishte, anëtarësisë, targetit që kishte zgjedhur, veset që i mori rrugës. Lëvizja Socialiste për Integrim veproi gjithë rrugës me hile, me bërryla.
Ti merret sa më shumë pushtet PD, i mori ministritë me para dhe ato i përdori për të blerë vota. Xhelozia është te Rama, të gjithë tentojnë t’i qëndrojnë pranë Ramës. Prandaj ai rri në Vlorë, LSI ka luajtur me disa pozicione, për të shtyrë PD dhe për të dalë forcë e parë para PD, varianti i dytë për të marrë kryesinë e opozitës dhe e treta për t’u afruar me Ramën”, – theksoi Çupi në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post