Me nismën e mazhorancës, Kuvendi miratoi me 97 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.
Prittë që brenda 3 javësh Meta të shkarkohet me pretendimin se Presidenti u përfshi në fushatë elektorale dhe shkeli Kushtetutën. Analisti Frrok Çupi i ftuar mbrëmjen e djeshëm në emisionin ‘Spotlight’ u shpreh se presidenti ka goditur Parlamentin dhe të gjithë elementët e shoqërisë.
Reagimi i Cupit:
“Presidenti e ka goditur fort pjesën që mban të gjallë aktivitetin ekzekutiv, jetën e njerëzve, sigurinë, kufirin, pandeminë, tërmetin, ushqimin, etj. dhe ai i thotë bandë, i thotë grup kriminal. Çfarë do të bëjë ky Parlament? Do të rrijë të shohë Presidentin se si godet të gjithë elementët e shoqërisë, se si godet të gjithë të zgjedhurit? Mos harrojmë që kemi një president i cili në pikun e influencave të aleatëve të NATO-s dhe SHBA-ve godet SHBA-të, godet aleatët e kombit dhe të shtetit. Ke një president i cili bën thirrje për primivitizëm për vrasje makabre.”, tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post