Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën politke në të cilën ndodhet vendi, duke e ndalur theksin tek sulmet politike të artikuluara nga presidenti Ilir Meta ndaj kryeministrit Edi Rama.
Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Çupi theksoi se presidenti Meta, sipas tij, ka ngushtim të kapaciteteve mendore. “Zoti Meta ka shumë një ngushtim të jashtëzakonshëm të kapaciteteve mendore. Se di ç’ka ndodhur me të ose ka qenë gjithmonë i papërgatitur. Meta dhe disa të tjerë kanë hyrë në politikë 21 vjeç, atë doemos e ka marrë në qafë shoqëria, gradat. Në kohën e Zogut po të bëheshe polic ose xhandar në pleqëri ishe i turpëruar”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër sa i përket rolit të Lulzim Bashës në raportin e Dick Marty, analisti Çupi ka deklaruar se kryedemokrati, pas punës në UNMIK sipas tij, nuk duhet të kishte mbajtur poste publike. “Ai është politikan dhe do sulmohet politikisht. Basha është në dubël në këtë moment dhe si individ thjesht ka bërë punën si përkthyes mund ta ketë bërë dhe si hetues, mund ta ketë bërë, dhe të tëra këto si individ do të ndiqej nëse do kemi ligj por ne se kemi. Kur kishte këto ngarkesa me vete, më të thjeshtën atë të përkthyesit të kombeve të bashkuara në Kosovë, që në këtë moment ai duhet të kishte dëshmuar para se të hynte në politike. Ai nuk duhet të kishte pranuar të merrte funksione publike”, – u shpreh ai.
Më herët teksa ishte në një studio televizive, analisti Frrok Çupi ka folur me tone të ashpra ndaj Presidentit Ilir Meta, duke e quajtur atë të paditur, të pashkollë e të pakulturuar. “Ilir Meta është nervoz, që vjen edhe nga një brumë i papërpunuar, është i paditur, i pakulturuar, i pashkollë. Këtë e kemi nga shoqëria ne, kemi kaluar një shoqëri me ide burrë i mirë, trim, gjaknxehtë. Kemi të bëjmë me një udhëheqje që po vdes, po vdes stili i tyre i vjedhjes. Iliri sot i ka nervat jashtë për arsye se ka shpërndarë aksionet. Ka dhe një problem se ai shpreson te PS për një aleancë sado e vogël që të dalë LSI në zgjedhjet. Nervi më i madh është çfarë do jetë në PD. Nëse PD do të fusë në aleancë Ilir Metën, është kosto për PD. Nëse PD nuk do ta pranojë në vetvete, ky bëhet shumë i rrezikshëm, në rrugë, me ata anëtarët e LSI. Ilir Meta shpreson te dhuna dhe nëse Basha e pranon si aleat, PD pëson humbjen e fundit. Ilir Meta ka synim të bëhet kryetar i opozitës”, – nënvizoi Çupi.
Diskutime rreth kësaj post