Analisti i njohur, Frrok Çupi ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, mbështetësve të këtij të fundit dhe grupit të Gazment Bardhit, të cilët prej disa muajsh vijojnë të shkaktojnë kaos në Kuvendin e Shqipërisë dhe komisioneve parlamentare, duke bllokuar vijimin normalisht të punës. Më konkretisht, sesioni i ri pranveror i Kuvendit të Shqipërisë filloi këtë të hënën aty ku kishte mbetur në atë vjeshtor me plot tensione, me deputetët e opozitës që u përpoqën t’i pengonin punimet, madje duke ia pamundësuar një fjalim përshëndetës presidentit të vendit, Bajram Begaj. Ata e bllokuan foltoren e Kuvendit kur Begaj po përgatitej ta mbante fjalimin, duke e akuzuar atë se është “vartës i hapur” i qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Po sa i takon kësaj çështje dhe situatës politike, ka folur në një interviste edhe analisti Çupi, i cili theksoi se deputetët e opozitës tashmë janë në panik. Ndërkohë në reagimin e tij, të cilin po e pasurojmë më poshtë, zoti Çupi zbulon planin që kanë përgatitur amerikanët për Sali Berishën, ndërsa tregon deputetët që do futen në “listën e zezë” nga SHBA. Sipas tij, fundi i tyre do të jetë pas hekurave.
Ja reagimi i plotë i analistit Frrok Çupi:
Kaos në Kuvend dhe ndalimi i presidentit për të folur
Ishte parashikuar të ndahej një epokë dhe të vendoseshin disa vija të kuqe mes të keqes që ka ndodhur dhe asaj të resë që po vjen. Ishte parashikuar shumë saktë nga Perëndimi që në sallë të ndodheshin ambasadorë të rëndësishëm dhe të fuqive më të mëdha perëndimore. Ishte atje gjithashtu edhe vetë kryetari i Shtetit që ishte parashikuar të ndodhej në Parlament, përfaqësues i Kushtetutës së Republikës, por çfarë ndodhi? Këtë herë kishte zhvillime të reja që lidhen me kuptimet që mori lëvizja e Rithemelimit, pasi mori një kuptim anti-europian.
Paniku që ka mbërthyer Rithemelimin e Berishës dhe grupin e Bardhit
U duk qartë se gjithë ai akt ishte zgjatim i Sali Berishës. E njëjta skenë si të ishte ai ose jo. Perëndimi kishte vendosur që 2024 të ishte pa Berishën, që është fenomeni më shkatërrimtar që ka pasur kombi shqiptar në politikën e vet por kjo nuk u bë e mundur për arsye se Berisha ka zgjatimet e veta që i shohim. Kjo gjë me siguri do të jetë në të ardhmen çështje e drejtësisë më shumë se çështje e politikës. Politika merr një rrjedhë tjetër që e tërë kjo lëvizje do të ratifikohet si një lëvizje e ndaluar për perëndimin dhe do ta konsiderojnë një si një organizatë të ndaluar dhe minuese të demokracisë. Deputetë të Rithemelimit janë në panik tashmë, shpërthyen si bombë dhe goditën majtas, djathtas, lart, poshtë dhe goditja kundër Presidentit është goditje kundër Kushtetueses. Ajo që më bën përshtypje është se Presidenti i Republikës ka vendosur të flasë nga zyra e vet dhe ky është një akt që dëshmon se Presidenti është i detyruar të dëshmojë se Parlamenti është i pushtuar dhe kjo është alarmante. Ata nuk lejojnë që në Kuvend të hyj presidenti dhe kjo është shumë alarmante. Berisha sot ka marr peng Parlamentin, pra ky i fundit është pushtuar nga Saliu. E gjithë Europa u ul në sallën e Parlamentit me qëllim që të garantonte mbledhjen e këtyre deputetëve për të vazhduar rrugën europianiste të vendit për disa diskutime të përbashkëta dhe miratimin e disa ligjeve të përbashkëta. Por ata nuk e pranojnë këtë imagjino nëse ata do kishin përfaqësim se çfarë do të bënim.
Diskutime rreth kësaj post