Analisti Frrok Çupi ka komentuar sjelljen e ish-kryeministrit Sali Berisha përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çupi u shpreh se Berisha është në orët e fundit të tij dhe me të do të merret drejtësia. Më tej ai theksoi se drejtësia nuk po vepron sepse organet e drejtësisë janë ende të dobëta dhe po tentojnë të kenë garanci.
“Berisha ka qenë koherent në sulmet e tij edhe me gjithë atë përsheshin e çorganizimin e foltores, valë valë ka ngritur akuza ndaj SHBA dhe Reformës në Drejtësi. Berisha është në orët e fundit. Berisha duhet të kuptojë tre momentet e fundit të cilat janë:
-Berisha të kuptojë më në fund se ku e ka katandisur veten, të dalë rrugëve dhe të sulmojë SHBA është vërtetë qesharake.
-Ti thërrasë mendjes dhe të thotë sa keq i kam bërë këtij populli. Vjen një moment që mjaft është mjaft.
-Duhet të veprojë drejtësia dhe do të veprojë. Fakti që drejtësia nuk vepron do të thotë që organet e drejtësisë janë ende të dobëta dhe po tentojnë të kenë garanci.
Drejtësia duhet të thotë vetë se s’ka prova, duhet ta provojë, ta thërrasë. Mendoj se është e ngadaltë, e dobët, e frikësuar. Kemi një histori 30-vjeçare ku drejtësia ka qenë nën sofër, e trembur, e shtypur dhe ka thithur para nga politikanët. Sot jemi në momente kur përsëri drejtësia po heziton dhe nëse do vonohet më shumë do kemi, dy momente:
-humbjen e besimit ndaj organeve të reja të drejtësisë
-guximin e krimit për të hipur sërish në krye të shtetit”, tha Çupi në emisionin “Top Talk”.
Diskutime rreth kësaj post