Nisur nga precedentët e 2 viteve të fundit maxhoranca ka kufizuar kompetencat e Presidentit të Republikës.
Në projektligjin për Presidentin e Republikës parashikohen disa ndryshime që i lenë presidentit kompetencat që ka, por e kufizojnë veprimin e tij përmes përcaktimit të afateve kohore, brenda të cilave ai duhet të reagojë.
Analisti Frrok Çupi tha se presidenti Meta ka tendencë për të dalë përtej postit të tij e moralit dhe ligji do e ndaloj këtë gjë
“Edhe njëherë, presidenti del jashtë detyrës së tij, por me një vullnet që parlamenti është i paligjshëm. Çështja është se përse duhet bërë kaq shumë ligje për presidentin, ky është problem. Në fakt nuk do të ishte mirë që të kishte një ligj të dedikuar për presidentin. Britania u largua nga BE-ja për shkak të shumë ligjeve. Rasti ynë është ky, që në shoqëritë e ashpra duhen shumë ligje. Përderisa presidenti tenton të gjejë vrima për të ndaluar demokracinë, zhvillimin i duhen gjetur disa ligje, që demokracia të vijojë. Ligji siç është apo siç e keni parë në draft nuk e kushtëzon presidentin, por e ndihmon atë.
Ndihmon këtë president që ka tendencë për të dalë prej postit, moralit, por ndërkohë në të njëjtën kohë e mbron për të mos gabuar. Kur e mbron, do të thotë që je një president korrekt. Ne kemi një president të lajthitur, parlamenti ka gjetur këtë mënyrë për ta mbajtur në kontroll. Shiko ne nuk jemi perfekt, as mazhorancën, por ndërkohë kemi një president që ka krijuar probleme të mëdha me shtetin ka deformuar republikën. Ai sillet si kryetar i opozitës, ku në fakt nuk duhet të ketë lidhje me partitë politike. Presidenti është shëmbëlltyra e mbretit dhe në çdo kohë mban anën e mazhorancës. Ne kemi presidentët rreth nesh, në Europë, në Izrael, janë motamo dhe nuk e kanë çuar ndërmend të kthejnë një ligj në parlament”, tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post