Analisti Frrok Çupi i ftuar në Top talk komentoi situatën brenda në PD, për të cilën tha se është një forcë politike drejt ‘vdekjes’.
Sipas edhe pse disa zëra si Mark Marku flasin dhe duan një rithemelim të kësaj force , kjo sipas tij është e pamundur.
“Kjo është PD, prej 30 vitesh ata që se kanë ditur se ç’ndodh atje, kanë menduar një gjë tjetër, PD është ndërtuar më shumë në fantazinë e njerëzve se sa në realitet, në fantazi ishte demokracia, por kjo është PD Kjo është PD në ditën e fundit, ka qenë gjithë jetën kështu. Ky është momenti kulmor i asaj çfarë përjeton PD tani , ka hyrë në luftën e ftohtë, si rikthimi i Enver Hoxhës nga Bashkimi Sovjetik, është fiks si ai moment.
Kërkesa e Markut ishte interesante, por nuk janë dëgjuar kurrë këto kërkesa, ai i bën një nder asaj turme pa tru, por nuk e shikoj filozofinë e Markut si një filozofi të dobishme ose fitimtare në parti. Fjala rithemelim do të thotë që ta përfytyrosh PD si amebë dhe ku do ta presësh, ka një histori të tjerë, çdo mbash e do lësh.
Nuk kam parë në botë parti të ndërtuara, se si mund të bëhet kjo në PD, unë them se PD po i fiket kandili, dhe nuk ka më ringjallje. Është duke vdekur, duke u mbytur, kjo nuk është fatkeqësi se kërkesa për pluralizëm del prej vetë tokës”, u shpreh Çupi në Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post