Analisti Frrok Çupi është shprehur se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë u ngrit si nismë e ndikimeve të politikës serbe dhe ruse dhe që “fatmirësisht më pas u mor në dorë nga evropianët dhe amerikanët”.
“Pavarësia e Kosovës u la e mangët, u la në rrugë, ajo nuk ka të drejtë të ketë gjykata. E kuptoni se çfarë çudie e madhe është kjo [për drejtësinë],” tha Çupi pasi kujtoi se Gjykata që po shqyrton aktakuzat ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk është ndërkombëtare, por gjykatë e Kosovës e ngritur në Hagë.
“Gjykata Speciale i ka thirrur çlirimtarët në grup duke i akuzuar me të njëjtën akuzë çka është një nonsens i së drejtës […] Secili prej tyre paska vrarë nga 100, asnjëri 98, 115, ose tre…” ironizoi Çupi.
“Gjykata Speciale është e njëanshme. Ajo ka mandat të përcaktuar për të gjykuar krimet e UÇK-së që kanë ndodhur nga viti 1998 deri në vitin 2000, praktikisht ka kapërcyer statusin e saj dhe po gjykon për periudha edhe të tjera,” shtoi më tej analisti shqiptar.
“Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë mbaroi mandatin në vitin 2011 dhe i dënuari i fundit ishte Radko Mlladiç, “Kasapi i Ballkanit”, por në këtë vit nisi një gjykatë tjetër për shqiptarët, është krejtësisht e qartë përpjekja për të krijuar barasvlera mes kasapëve të Ballkanit në Bosnje dhe shqiptarët,” këmbënguli gazetari i njohur Çupi.
Diskutime rreth kësaj post