Analisti Frrok Çupi thotë se Lulzim Bashës, i mjafton edhe një Parti Demokratike e vogël, që mund të bëhet e tillë pas 4 vitesh.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se ata që mbështesin Sali Berishën, nuk kanë të ardhme.
“Merr Lulin që keni në parti. Lulit i mjafton, të paktën edhe një 4-vjeçar tjetër, që të jetë një parti e vogël, dhe të mund të ndërtojë një filozofi politike, një lloj portreti, figure. Pjesa tjetër, është, ajo që është me Berishën që nuk ka të ardhme, nuk është popull idiot që të votojë për Sali Berishën, dhe e dyta, është pjesa fluide që ju i keni lënë derën hapur, hajde po deshje, ik po deshe. Ju, kështu e keni partinë, ju keni lënë një derë nga mbrapa shtëpisë, hajdeni natën, ikni ditën. Nuk është parti kjo pastaj. Një parti nuk do të thotë të jetë një turmë. Partia është parti, është e dalluar nga turmat, ka nocionet e veta. Sa më demokratike të jetë bota, aq më pak klan dhe klikë është partia.
Nëse nuk ka instucione partia, PD nuk ka seli. Të gjitha këto përbëjnë atë që e mbyllin si institucion, si një kuti, që shteti e ka gati të funksionojë mbi këtë kuti. Ju nuk e keni si kuti”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post