Kylian Mbappe po zhvillon një Botëror fantastik, në 4 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. “Gjeli” më i famshëm në radhët e Francës është përpara një prove të “zjarrtë”, pasi në çerekfinale i sfidon Anglia.
Stafi drejtues, trajneri Deschamps, por dhe tifozët, mbajtën frymën për një moment pasi Mbappe humbi një seancë stërvitore, por ylli i PSG u rikthye ditën e djeshme duke u stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.
Sipas mediave, Mbappe do të jetë në fushë në sfidën kundër Anglisë, nuk ka asnjë dyshim mbi këtë pjesë.
Diskutime rreth kësaj post