Italia po përjeton makthet e katër viteve më parë ku me Ventura në stol nuk arritën të siguronin një biletë për në Botëror. Ky është një përfundim që “azzurrët” dëshirojnë ta shmangim me çdo kusht, ndërsa Roberto Mancini shpreson që në “play-off të mos përballet me Portugalinë: “Rivalët në play-off? Nëse në mars arrijmë pa dëmtime mund të përballemi më të gjithë, nëse më duhet të them dikë që dua të evitoj, ajo është Portugalia. Do të jetë e vështirë për të dy ekipet”, theksoi Mancini duke u ndalur më pas tek ecuria e ekipit të tij:
“Vijmë nga 40 ndeshje me vetëm një humbje, atë kundër Spanjës, duhet të mendojmë gjithnjë pozitivisht. Kemi pasur shumë mungesa në momentet më deçisive, kushtet nuk ishin më të mirat, por duhet të gjejmë gjithnjë zgjidhje”. Në fund Mancini zbulon edhe çfarë i tha babai i tij pas rikthimit në shtëpi: “Babai u mërzit shumë për ndeshjen, përpara sfidës me Zvicrën me tha, ‘ki kujdes mbrojtjen’.
Diskutime rreth kësaj post