Frika e përhapjes së virusit kinez i ka pushtuar të gjithë dhe të shumta janë masat që janë marrë edhe në vendin tonë për ta parandaluar atë.
Mësohet se një çift kinez që kishte mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit i janë nënshtruar kontrollit mjekësor për të verifikuar nëse kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri.
Pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se çifti ishte i pastër dhe nuk ishte infektuar. Ata kishin 3 muaj që udhëtonin nëpër Europë përpara se të vinin në Shqipëri. Pas kontrolleve mjekësore janë lënë të lirë.
Diskutime rreth kësaj post