Familja e djalit te vrare dje ne Durres me thike ka hapur dyert e mortit, por njekohesisht po jetojne edhe me friken e nje hakmarrje te mundshme qe mund te bejne te rinjte e familjes.
Nderkohe qe familja Gjokazaj ka percjelle sot ne banesen e fundit Anxhelon 16-vjec, edhe familja e autorit ka friken e ndonje hakmarrje e mundshme.
Policia ka vendosur nje makine policie te dera e shtepise se familjes Lala.
Frrok Lala, gjyshi i autorit
Nga ana e tij, gjyshi i autorit, Frrok Lala nuk ka shume fjale per te thene per ate qe ndodhi. “Jemi shume te indinjuar dhe e denojme ashper veprimin e nipit tone”- ka thene ai.
Ai me tej ka nje ndjese te madhe per familjen e djalit qe humbi jeten. “I kerkojme falje familjes qe humbi djalin e tyre, por nuk kemi dijeni se perse jane zene djemte”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post