Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në një studio ku diskutoi rreth ngjarjes tragjike që ka tronditur Shkodrën, ku tre persona, përfshirë një grua të pafajshme, humbën jetën në një atentat. Ajo theksoi se, megjithëse ishin planifikuar homazhe për viktimat, asnjë qytetar nuk u paraqit në vendngjarje. Sipas Lala, frika dhe mentaliteti i zonës kanë ndikuar në vendimin e qytetarëve për të mos dalë.
“Ki parsysh një gjë, është një situatë ku njerëzit janë të frikësuar sepse dalje dhe identifikimi në një protestë, qoftë edhe për homazhe, për të dërguar një qiri ku është vrarë një grua e pafajshme. Po ta marrim vetëm tek ajo zonja, pa asnjë lidhje me ngjarjet kriminale, duke shkruar me bashkëshortin e saj në punën e vet. Dhe goditet nga një automjet. Qytetarët nuk dalin sepse janë të frikësuar sepse atje funksionon mentaliteti, funskionon Kanuni, në momentin që bën një homazh ata që e kanë kryer atentatin të shikojnë ty nesër si një shënjestër të mundshme”, tha Lala.
Kjo situatë sipas Lalës tregon për një klimë frike në Shkodër, ku qytetarët ndihen të rrezikuar për të shprehur solidaritetin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post