Prej më shumë një jave Shqipëria ndodhet nën frikën e tërmeteve që e kanë epiqendrën e tyre në Gjirin e Lalzit. Tërmeti më i madh ishte 5.2 ballë, ndërsa është ndjekur nga qindra të tjerë me intensitet më të ulët. Mirëpo, një sizmiolog ka një shpjegim të çuditshëm për shkakun e tërmeteve duke mos ia lënë atë përplasjes së pllakave tektonike, siç shpehen të gjithë.
Në një mesazh të dërguar ish-kryeministrit Berisha, ai flet për mbylljen e një grope të madhe, e cila nuk lejon daljen e gazrave nga toka duke sjellë kështu tërmetet.
Postimi i Berishës
Gropa e Kulçedrës dhe tërmetet në Gjirin e Lalzit!
Sizmiologu popullor dixhital informon:
Shkaku i tërmeteve në Gjirin e Lalzit sipas tij është mbyllja e Gropës së Kulçedrës!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Përshendetje Z.Berisha, në Gjirin e Lalzit ditët e fundit po bien shumë tërmete, dhe diçka është shkaku i tyre, njerëz të zonës flasin për një gropë gjigande që është mbyllur kohët e fundit me mbi 300 trale me dhe, aty po ndërton firma e Edi Ramës, Dulaku shpk. Problemi nuk qëndron se kush po e ndërton por aty ka qenë një gropë shumë e thellë që një gur në gjendje të lirë donte mbi 1 minut që të binte në ujë njerëzit e zonës e kanë trashëguar këtë gropë si gropa e Kulshedrës nga gojdhënat dhe historitë e hershme në atë gropë ka pasur shfryrje gazrash jo helmues dhe si pasojë e mbushjes me inerte e saj nga ndërtuesi Dulaku, gazrat apo çfaredo që të quhen i është mbyllur dalja dhe kjo ka krijuar tërmete në zonën e Gjirit të Lalzit sepse këto gazra do dalin diku.. Ju uroj shëndet dhe verifikojeni këtë!”
Diskutime rreth kësaj post