Inxhinierja e Ndërtimit Luljeta Bozo në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” ka folur për lëkundjet e tërmetit të djeshëm në Tiranë e Durrës, me magnitudë 3.2 ballë.
Bozo tha se këto janë pas-goditje normale, duke shtuar se qytetarët nuk kanë pse të kenë frikë e se nuk ka vend për panik.
“Pas-goditjet e mbrëmshme kanë qenë normale. Jemi akoma në fazën e pas goditjeve. Janë pra thjesht lëkundje të mëvonshme e nuk ka ndonjë arsye për panik. Në rast se shtëpia është e sigurt, nuk ke pse lëviz fare, absolutisht. Kur bie tërmet, nuk duhet lëvizur fare absolutisht.
Pastaj të qetësohet dhe kthehet normalitet situata. Me këtë intensitet që ka qenë, nuk ka rrezik fare. Meqenëse jemi në kohë koronavirusi, duhen mbajtur ata rregulla të Covid-19. Nuk ka magnitudë të madhe, kështu që nuk ka pse ka panik. Edhe tërmeti i 1976 kishte pas goditje deri 6 muaj. Do 4 a 5 muaj të clirohet totalisht.
Pas goditjet janë gjithmonë më të ulëta sesa goditja më e fortë. Magnituda deri 3.5 nuk quhet tërmet, është çlirim normal”, tha inxhinerja Bozo.
Diskutime rreth kësaj post