Deputeti Ben Blushi është i bindur se Rilindja po bie. Por ai ka një frikë. Nëse LSI nuk futet në zgjedhje, atëherë Edi Rama do ta gjejë veten me 100 mandate.
Gjatë fjalës në Kuvend, kreu i LIBRA-sBlushi theksoi se “shpreson që gjysma e qeverisë nuk ka ardhur me fjalime të gatshme kundër tij, se njeriu që sot duhet t’ja shkruante fjalimet po i dridhej dora dhe ministrave po u merret zëri, pas dy javësh shumica nuk do jenë aty ku janë. Rilindija po bie”.
Më vjen mirë që para dy vitesh shpalla funeralin e Rilindjes, mori dy vjet për të ardhur në këtë ditë. Kanabistët dhe krenaristët që ishin dy shtyllat e Rilindjes e bënë pjesën e mbetur të funeralit, disa ikën në drejtim të paditur, disa në burg, disa në drejtim të burgut, këta krenaristët nga idiotësia u shpërndanë duke lënë rilidnjen vetem.
Ajo është e ngordhur, pa frymë dhe gati për ta varrosur publikisht, për ata që nuk e kuptojnë, po e shpjegoj.
Mendoni sikur jemi në një pyll dhe aty hyn një bishë e uritur e tërbuar, që vetëm do të hajë e kafshon, nuk ka mend, as eksperiencë, kjo ishte Rilindja, kishte vetëm oreks, jo mend, jo ide, jo pasion, jo shpirt dhe kjo është arsyeja që sot kafshët e pyllit janë mbledhur për ta vrarë e zbuar, rrugë tjetër nuk ka duhet të heqim rilidnjen qafe që të shpëtojmë vendin.
Ai ka bere edhe disa llogari, teksa tha se “nëse PD nuk hyn në zgjedhje Rama do perfundoje me të paktën 80 mandate, dhe s’ka nevojë për askënd për të qeverisur dhe është totalisht jashtë kontrollit. Nëse LSI nuk hyn në zgjedhje Rama përfundon me 100 mandate, dhe askush në këtë republikë s’mund ta kushtëzojë më, madje mund të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë duke e kthyer në një republikë si ajo e Erdoganit.
Marrëzinë e Ramës s’mund ta ndryshonim dot më”, tha Blushi.
Diskutime rreth kësaj post