NGA ILIR SINANAJ
Modeli i referendumit “Rama” është zbatuar së fundmi edhe në zgjedhjet e Forumit të të Rinjve të Partisë Socialiste. Aplikimi i modelit ka ndodhur pikërisht në FRESSH-in e Njësisë 5 të Bashkisë Tiranë, ku javën e kaluar u zhvillua procesi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të këtij forumi. E ndërsa kandidatët eurosocialistë ishin përgatitur për t’u përballur në garë për drejtimin e forumit, deputeti Pandeli Majko dhe kryetarja e PS-së e Njësisë 5 të Bashkisë Tiranë, Anila Shehu, sipas burimeve të sigurta për “BalkanWeB”, kanë propozuar një votim me ngritje duarsh nëse pranohej apo jo të mbaheshin zgjedhje për kryetar të FRESSH-it për këtë zonë.
Sipas burimeve, pyetja që iu bë FRESSH-istëve të Njësisë 5 të Bashkisë së Tiranës ishte: “Ngrini dorën nëse doni të mos ketë zgjedhje (për kryetar)”. Kaq ka mjaftuar, që në sallën e mbledhjeve në “Komunën e Parisit” një pjesë e të rinjve të shprehnin hapur pakënaqësinë.
Njësia 5 e Bashkisë së Tiranës është një zonë bastion e Partisë Socialiste, tek e cila kjo forcë politike nuk ka njohur asnjëherë humbje në zgjedhje përballë demokratëve gjatë të gjitha viteve të pluralizmit.
Por zbatimi i modelit të “referendumit Rama” për të pasur apo jo zgjedhje në PS duke se nuk është pritur mirë nga të rinjtë e FRESSH-it.
Diskutime rreth kësaj post