Numri i viktimave të shembjes së urës në Genoa të Italisë është rritur në 22, ndërsa një video që është publikuar së fundmi në internet ka habitur të gjithë.
Bëhet fjalë për një kamion që për pak centimetra arrin të frenon, dhe të mos kalon në pjesën ku është shembur ura, transmeton Telegrafi.
Ka mjaftuar që shoferi t’i jepte edhe pak më shumë gaz kamionit, që ai të përfundonte nën rrënojat e urës së shembur, por fati ishte në anën e tij dhe ai ka frenuar me kohë duke i shpëtuar më të keqes.
Raportohet se qindra zjarrfikës dhe ekipe emergjente, janë duke bërë të pamundurën që t’i shpëtojnë personat që kanë ngecur nën rrënojat e urës që ishte mbi 90 metra e lartë, nga e cila kanë rënë dhjetëra vetura, duke përfunduar mbi hekurudhë, ndërsa e shtëpi.
Sipas autoriteteve lokale, policia me helikopterë është duke kërkuar edhe disa persona që dyshohet se i ka marrë me vete ujë i rrëmbyeshëm i lumit nën urë. /Telegrafi/
Video:
Diskutime rreth kësaj post