Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, tha në një intervistë ekskluzive për drejtuesen e emisionit Now, Erla Mëhilli se gjatë qëndrimit në paraburgim e kanë vizituar disa zyrtarë të lartë grekë, përfshirë 2 ministra.
Por vizita që i ka dhënë më shumë shpresë, siç theksoi ishte ajo e kreut të kishës ortodokse, Janullatos.
Ai zbuloi se nga politikanët shqiptarë ka shkuar ta vizitojë në burg, përveç Vangjel Dules së PBDNJ, vetëm sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso.
“Vizita që më ka dhënë më shumë shpresë ishte ajo e Janullatos që më tha se duhet të kemi durim dhe besim te Zoti se do dalim faqebardhë. Kanë ardhur 2 ministra grekë, që i njihja para se të bëheshin ministra, një eurodeputet dhe një deputet. Nga politika shqiptare ka ardhur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe sekretari për çështjet ligjore në PD Ivi Kaso”, tha Beleri.
Diskutime rreth kësaj post