Unioni i Himariotëve, ditën e sotme ka bërë thirrje se do të organizojnë protesta , pas vendimit për të lënë në burg Fredi Belerin.
‘Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo vorioepirot, çdo heladit, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të bashkohet me ne në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 të pasdites në a. Ambasada Shqiptare e Athinës ( Nr. Vekiareli 7, Filothei). Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se praktikat e shigurimit nuk do të mbeten pa përgjigje.’– thuhet në njoftim.
Ditën e djeshme, GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës me datën 14 maj, për Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi.
Diskutime rreth kësaj post