Spartak Ngjela ka reaguar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ pas vendimit që Beleri duhet të qëndrojë në burg.
“Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke”, është shprehur avokat Ngjela duke hedhur dyshime në çështjen Beleri.
Postimi i plote:
“Çfarë ka kështu qeveria e Greqisë që na qenka shqetësuar kaq shumë për arrestimin e një individi të zakonshëm qe quhet Beleri dhe që ka shkelur ligjin penal shqiptar?
Pse me thirrje qesharake do lirohet një kriminel nga burgu?
E dinë këta që Shqipëria është shtet sovran, dhe SPAK-u nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare?
Por…
Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke.
E bukur do të jetë po të dalë kjo.
Por edhe e turpshme, sigurisht.
Po ku ka grekë në Himarë, o ditëzinj!!
Aaa, po, ka të blerë si Beleri…
Dhe kjo është qesharake.
Por të shohim nga i ka marrë paratë ky Beleri.
Sepse shenjat e acarimit të qeverisë greke tregojnë frikë për pagesën.
SPAK-u e ka në dorë. Prandaj do presim.
Por, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, a do ta pyesë së kush e ka financuar dhe për kë ka punuar një palaço antishqiptar që ka blerë vota në Himarë?
Sigurisht që po… Por, për faktin që e kanë arrestuar, shenjat janë se kanë prova nga kush është financuar i arrestuari.
E pra, “këtu fle lepuri”, thonë shumë bukur në Gjirokastër për një çështje të fshehur.
Prandaj të presim.”, shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post