Vetëm një e katërta e shtetasve francezë, belgë, holandezë dhe italianë besojnë se ka më tepër avantazhe se disavantazhe rreth faktit të të qënit pjesë e Bashkimit Evropian, sipas një sondazhi të realizuar në vendet e Evropës Perëndimore, i cili u publikua sot.
Të paktën 58 për qind e francezëve dhe 55 për qind e qytetarëve të vendeve të Beneluksit (Belgjikë, Holandë, Luksenburg) u shprehën edhe kundër pranimit të migrantëve dhe refugjatëve.
Referuar këtij anketimi për faqen franceze të lajmeve “Atlantico”, vetëm 25 për qind e belgëve dhe holandezëve dhe 26 për qind e francezëve dhe e italianëve konsiderojnë se ka më tepër avantazhe se aspekte negative rreth faktit si pjesë përbërëse e Bashkimit Evropian, kundrejt respektivisht 40 për qind të francezëve dhe 37 për qind të belgëve, holandezëve dhe italianëve që ndajnë një këndvështrim të kundërt.
Rreth 36 për qind e britanikëve (kundrejt 40 për qind) konstatojnë më tepër avantazhe se aspekte negative si pjesë përbërëse e Bashkimit Evropian. Nga këndvështrimi tjetër 42 për qind e gjermanëve (kundrejt 24 për qind) dhe 54 për qind e spanjollëve (kundrejt 18 për qind) kërkojnë referendum për qëndrimin e vendit të tyre në BE.
Për çështjen e migrantëve dhe refugjatëve kryesisht me origjinë nga Siria, francezët (58 për qind), belgët dhe holandezët (55 për qind) dhe britanikët (51 për qind) janë më tepër kundër vendimit që vendi i tyre të akomodojë refugjatë. Nga ana tjetër, 69 për qind e spanjollëve, 67 për qind e gjermanëve dhe 57 për qind e italianëve mendojnë se vendi i tyre zotëron kapacitete pritëse për refugjatët.
Diskutime rreth kësaj post