Françeska Murati u eliminua nga Big Brother Vip 3, duke humbur kështu shansin e prekjes së finales së madhe që do të jetë më 25 maj dhe të fitimit të çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
A
E ftuar sot në “Shqipëria Live”, Françeska foli rreth eksperiencës së saj në “BBV3” dhe pasi doli prej saj.
Moderatori: Të parët që takove ishin djali dhe bashkëshorti?
Françeska: Po djali ishte në gjumë se ka qenë shumë vonë ishte shtrirë dhe shkova e putha, i mora erë, u zgjua po ishte si i hutuar nuk po më njihte u desh pak kohë të përshtatej, po të nesërmen ishte okej
Moderatori: Sa qave?
Françeska: Mos pyet, shumë
Moderatori: Të kishte marr malli?
Françeska: Shumë
Moderatorja: Si sfidohet kjo ndjesi e të qenurit larg fëmijës
Françeska: Ka qenë vështirësia më e madhe në shtëpi ndjenja e mallit dhe mungesa e gjysmës së shpirtit
Diskutime rreth kësaj post