Pas peripecive gjyqesore qe e detyruan te vendosej larg reflektoreve ne rezidencen e tij ne Londer, në muajin Prill të vitit të kaluar Francesco Becchetti vendosi të shes autorizimin per shfrytezimin e sherbimeve audiovizive fale te cilit ne numrin LCN 33 transmetonte dikur Agon Channel.
Edhe pse nga precedentet ekspertet e konsideruan disi te larte çmimin prej 10 mijë eurosh, avantazhi i numrit 33 ka tërhequr operatorin kabllor amerikan Scripps Networks Interactive(SNI) për të blerë të drejtën e transmetimit në këtë kanal të televizionit italian.
Viacom International Media Networks Pubblicita dhe Brand Solutions janë përzgjedhur si përfaqësuese të kanalit për shitjet e reklamave si edhe menaxhimin e website-t të kanalit në gjuhën italiane.
Food Network i bashkohet grupit të kanalit Fine Living i transmetuar për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në 1993./imalbania.com/
Diskutime rreth kësaj post