Fabian Duro ka mahnitur lojtarët e skuadrës gjermane të Bajernit të Mynihut.
Freestyle shqiptar ishte i pranishëm në seancën stërvitore të kampionave të gjermanisë, ku ishte i ftuar nga zëvëndës-trajneri i Bajernit, Pol Klement.
Duro dhuroi një shfaqje spektakolare me xhonglimet e tij përpara yjeve të Bajenrit, duke marrë dhe duartrokitjet e tyre.
Në faqen e tij në facebook Duro shkruan. “Sot kam bo shfaqe per ekipin e Bayern Munich para stervitjes. Dita me e bukur e jetes time padyshim.
U prezantova nga Anceloti per ekipin e Bayern dhe te gjithe lojtaret me perqafuan dhe duartrokiten, mora dhe disa dhurata, kam shum vidio dhe foto qe do postohen ne te ardhmen” shkruan Duro.
Diskutime rreth kësaj post