Viti i ri 2017 ka trokitur dhe në Australi, ku në Sydney është shfaqur një spektakël i vërtetë fishekzjarresh. E para që hyri në vitin e ri është Zelanda e re, ku në në Auckland, spektakli i fishekzjarrëve ka nisur, ndërsa mijëra vetë festojnë ndërrimin e viteve.
Ndër vendet e para në botë që kanë hyrë tashmë në vitin 2017, janë ishujt e Kiribatit dhe Samoas dhe pas tyre festoi edhe Australia, e më pas Japonia.
Ndër vendet e fundit që festojnë janë ishujt Hauai. Në Australi nata e ndërrimit të viteve u krye nën masa tepër të larta sigurie. Në Sidnej, mëse 2 mijë policë po patrullojnë zonën bregdetare pas një serie kontrollesh antiterror.
Një 40-vjeçar u arrestua më herët në aeroportin e Sidnejit për shkak se kishte kërcënuar online për sulme gjatë festimeve të vitit të ri.
Mëse 1 milionë e gjysmë persona janë mbledhur për të parë shfaqjen e hedhjes së 7 tonë fishekzjarreve.
Diskutime rreth kësaj post